Në veri konfiskohen dy armë të gjata, një elektroshok dhe një sasi e municionit
Foto: PK

Në veri konfiskohen dy armë të gjata, një elektroshok dhe një sasi e municionit

Kronika April 21, 2024 - 12:59

Dy armë të gjata janë konfiskuar nga policia pas një operacioni të bastisjes që u zhvillua në shtëpinë e një serbi në veri.

Sipas njoftimit të  Policisë thuhet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Zveçan i vogël.

Armët janë gjetur në tavanin e kësaj shtëpie, pronari i së cilës gjendet në Serbi.

“Sipas detyrës zyrtare është njoftuar prokurori kujdestar, me autorizim të të cilit zyrtarët policorë sipas procedurave të parapara kanë realizuar një operacion të kontrollit të një shtëpie, në tavanin e së cilës janë gjeture dhe konfiskuar dy armë zjarri AK-47, disa karikatorë, një sasi e municionit dhe një elektroshok”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Vlen të potencohet se ky rast nuk ndërlidhet me procesin e votimit, për apo kundër largimit nga funksioni i Kryetarëve të Komunave të Mitrovicës së Veriut, Zubin Potokut, Leposaviqit dhe Zveçanit.