Aksident mes dy veturave në Malishevë, lëndohen dy persona

Aksident mes dy veturave në Malishevë, lëndohen dy persona

Kronika April 21, 2024 - 18:12

Një aksident mes dy veturave në Bellanicë të Malishevës ka ndodhur mesditën e sotme, ku dy persona kanë mbetur të lënduar.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi për rajonin e Gjakovës, Shermet Elezaj.

“Në fshatin Bellanicë-Malishevë rreth orës 15:15 dy automjete janë përfshirë në aksident trafiku, për pasojë përveç dëmeve materiale dy persona kanë pësuar lëndime”, tha Elezaj.

Rasti është duke u hetuar nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor.