Kanosi një femër përmes rrjeteve sociale, në pranga kaçanikasi

Kanosi një femër përmes rrjeteve sociale, në pranga kaçanikasi

Kronika April 22, 2024 - 08:46

Të dielën Policia e Kosovës ka arritur ta arrestojë një mashkull, i dyshuar për kanosje.

Rasti ishte raportuar më 15.04.2024, rreth orës 12:00, ku një femër kishte thënë se i njëjti përmes rrjeteve sociale kishte kanosur atë.

“I dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet ndër të tjera.

Raporti i plotë:

KANOSJE

Kaçanik / 15.04.2024 - 12:10. Më 21.04.2024 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti, derisa ishte jashtë shtetit, përmes rrjeteve sociale më datën e lartcekur e kishte kanosur verbalisht viktimën femër kosovare. I dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.