Doli për t’i kërkuar bagëtinë, gjendet i vdekur një person në Istog
Kronika
April 24, 2024 - 08:21
Një person në fshatin Prekallë të Istogut është gjetur pa shenja jete afër shtëpisë së tij.
Sipas dëshmitarëve, viktima kishte dalë për të kërkuar bagëtinë, transmeton Zeri.info.
“Raportohet se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete afër shtëpisë së tij. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Sipas dëshmitarëve, viktima kishte dalë për të kërkuar bagëtinë. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri