![Kanosi gjyqtarin, prokurorin dhe policinë - arrestohet një person në Gjykatën Themelore në Fushë-Kosovë](/uploads/zeri.info/images/2024/April/02/auto_Arrestimet-Policia_e_Kosoves_pas_aksionit_te_PSD_per_Ekatarina_Trendafilova-Kryetaren_e_Gjykates_Speciale-7_shtator_2021dh-Laura_Hasani_copy1712046991.jpg)
Kanosi gjyqtarin, prokurorin dhe policinë - arrestohet një person në Gjykatën Themelore në Fushë-Kosovë
Kronika
April 24, 2024 - 08:36
Një person është arrestuar në Gjykatën Themelore në Fushë-Kosovë, pasi gjatë seancës ka kanosur e fyer gjyqtarin, prokurorin dhe zyrtarët policorë.
“Me urdhër të prokurorit, është bërë bastisja e shtëpisë së të dyshuarit, mirëpo nuk është gjetur asgjë e dyshuar. Lidhur me rastin, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri