Arrestohen pesë persona në Prishtinë, sulmuan me mjete të forta dy të tjerë

Arrestohen pesë persona në Prishtinë, sulmuan me mjete të forta dy të tjerë

Kronika April 26, 2024 - 08:48

Policia e Kosovës ka arrestuar pesë të dyshuar në Prishtinë, pasi pas një mosmarrëveshjeje dyshohet se kishin sulmuar fizikisht me mjete të forta dy viktimat, meshkuj.

Dyshohet të ketë pasur edhe të shtëna me armë zjarri, pasi në vendin ngjarjes është gjetur një gëzhojë.

“Dy viktimat dhe njëri prej të dyshuarve kanë pranuar trajtim mjekësor. Të gjithë personat e përfshirë janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, dy prej të dyshuarve janë dërguar në mbajtje, ndërsa rasti vazhdon në procedurë hetimore”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri