Për dy javë, Policia identifikohen 76 lëmoshëkërkues nga Kosova e Shqipëria
Foto: Ilustrim

Për dy javë, Policia identifikohen 76 lëmoshëkërkues nga Kosova e Shqipëria

Kronika April 27, 2024 - 16:37

Për më pak se dy javë, Policia ka identifikuar 76 lëmoshëkërkues në të gjithë territorin e Kosovës.

Sipas një njoftimi të Policisë, nga data 15 prill deri më 27 prill, në kuadër të planit operativ “Identifikimi i fëmijëve në situatë rruge si viktima të mundshme të trafikimit - Prill 2024”, nga 76 lëmoshëkërkuesit e identifikuar më shumë se gjysma janë fëmijë.

Nga këta 76 lëmoshëkërkues, 54 janë nga Kosova e 22 nga Shqipëria.

Te lëmoshëkërkuesit nga Kosova, 32 janë fëmijë e 22 të moshës madhore, ndërsa nga 22 të Shqipërisë, 7 janë fëmijë e 15 të moshës madhore.

Policia ka njoftuar se gjatë këtij plani janë iniciuar 18 raste penale, me 16 të dyshuar e një të dëbuar.

“Policia e Kosovës do të vazhdojë edhe më tutje me aktivitete për parandalimin e trafikimit me njerëz dhe parandalimin e kërkimlëmoshës”, thuhet në njoftim.