Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë
Foto: Laura Hasani / Ilustrim

Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Kronika April 27, 2024 - 18:24

Prokuroria Speciale (PS), dhe Policia e Kosovës, njofton se, sot, në pikën kufitare të Republikës së Kosovës me Serbinë, konkretisht në Bërnjak, është ndaluar një person me inicialet J.SH.

Sipas njoftimit të Prokurorisë i njëjti është i dyshuar se gjatë viteve 1998 – 1999, në Komunën e Gjakovës, ka kryer veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile”.

Me aktvendim të Prokurorisë Speciale, i njëjti është ndaluar për 48 orë, dhe brenda afateve kohore ligjore ndaj të njëjtit kjo prokurori do të bëjë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile”. /Zëri