Aksident në Lluzhan të Podujevës, një person dërgohet në gjendje të rëndë në Emergjencë
Kronika
April 29, 2024 - 23:32
Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Lluzhan të Podujevës, ku një person ka mbetur i lënduar rëndë.
Këtë e konfirmoi drejtori i Klinikës Emergjente në QKUK, Naser Syla.
“Pacienti është në gjendje të rëndë, në rrezik për jetë”, tha Syla.
Policia e Kosovës ende nuk ka dhënë ndonjë konfirmim zyrtar. /express