Arrestohet një person i komunitetit ashkali në Klinë për incest brenda familjes
Foto: Laura Hasani

Arrestohet një person i komunitetit ashkali në Klinë për incest brenda familjes

Kronika April 30, 2024 - 10:15

Policia në Klinë ka arrestuar një person të komunitetit shkali, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale brenda familjes.

Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur më 22.04.2024, rreth orës 6:00, në Klinë, raporton Zeri.info.

“Klinë – Pejë, 22.04.2024 - 16:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull ashkali, pasi dyshohet se kishte kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër ashkali, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa viktima është dërguar në strehimore”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri