Arrestohet një i mitur në Mitrovicën e Veriut, u kap duke shkruar grafit përçarës

Arrestohet një i mitur në Mitrovicën e Veriut, u kap duke shkruar grafit përçarës

Kronika May 02, 2024 - 09:21

Një mashkull i mitur është arrestuar dje në Mitrovicën e Veriut.

Ai dyshohet se ka shkruar grafit me përmbajtje të përçarjes, njofton Policia në raportin 24-orësh.

“Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar i mitur, pasi kishte shkruar disa grafite me përmbajtje të përçarjes. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri