Arrestohet personi që shihej në një video duke keqtrajtuar një qen

Arrestohet personi që shihej në një video duke keqtrajtuar një qen

Kronika May 04, 2024 - 08:35

Është arrestuar personi i cili ditë më parë është parë në një video në rrjetet sociale duke keqtrajtuar një qen.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia përmes raportit 24-orësh, ku thuhet se njësitë policore duke vepruar në bazë të autorizimeve të marra nga prokurori, më 03.05.2024 kanë identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin mashkull kosovar, pasi i njëjti është parë në disa video incizime duke e keqtrajtuar një kafshë (qen).

Në raport bëhet e ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./Zëri