“5 euro për kafe” arrestohet shtetasi i Maqedonisë që i ofroi ryshfet policit të Kosovës
Kronika
May 04, 2024 - 09:43
Një shtetas i Maqedonisë së Veriut, është arrestuar dje në pikën e kalimit kufitar në Vërmicë.
Personi i arrestuar është shofer i një autobusi, ndërsa i kishte ofruar ryshfet policit kufitar 5 euro “për një kafe”, transmeton Zeri.info.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull, shtetas i Maqedonisë së Veriut, drejtues i një automjeti transportues (autobus), pasi i njëjti i kishte ofruar 5 € ryshfet zyrtarit policor ‘për një kafe’. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri