Mitrovicë: Voziti me fëmijën në prehër, 400 euro gjobë dhe konfiskim të patentë shoferit për 6 muaj
Foto: Laura Hasani

Mitrovicë: Voziti me fëmijën në prehër, 400 euro gjobë dhe konfiskim të patentë shoferit për 6 muaj

Kronika May 04, 2024 - 15:48

Njësia e Trafikut Rajonal në kuadër të Drejtorisë Rajonale në Mitrovicën e Jugut, ka hasur kundërvajtësin i cili drejtonte automjetin duke mbajtur timonin me fëmijë në prehër.

Policia ka njoftuar se ndaj tij është shqiptuar gjobë prej 400 euro, pesë pikë negative, masa mbrojtëse marrje e patën shoferit për gjashtë muaj. /Zëri