Sulmohet anketuesi i Agjencisë së Statistikave të Kosovës në kryerje të detyrës, arrestohen tre pejanë
Foto: Laura Hasani

Sulmohet anketuesi i Agjencisë së Statistikave të Kosovës në kryerje të detyrës, arrestohen tre pejanë

Kronika May 05, 2024 - 08:52

Anketues i Agjencisë së Statistikave të Kosovës gjatë regjistrimit të popullsisë është sulmuar fizikisht nga tre të dyshuar në Pejë.

Sipas njoftimit të Policisë bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të shtunën rreth orës 17: 30 në Pejë, dhe në Polici është iniciuar si rast “ Sulm ndaj personit zyrtar”, raporton Zeri.info.

“Pejë / 04.05.2024 – 17:30. Ankuesi m/kosovar, anketues i Agjencisë së Statistikave të Kosovës gjatë regjistrimit të popullsisë është sulmuar fizikisht nga tre të dyshuar kosovar. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Pejës, ndërsa të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri