Tentim-vrasje në veri
Foto: Laura Hasani

Tentim-vrasje në veri

Kronika May 05, 2024 - 14:10

Një rast i tentim-vrasjes ka ndodhur pas mesnatës në veri të Kosovës.

Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e Veriut, Veton Elshanit.

Elshani tha se rasti ka ndodhur në fshatin Soçanicë të Leposaviqit.

“Nuk ka persona të plagosur, nuk kemi të arrestuar”, tha Elshani.

Ai nuk bëri të ditur detaje të tjera lidhur me rastin.

Nuk dihet arsyeja apo edhe individët e përfshirë në këtë rast. /klankosova