40 ditë paraburgim për personin e kërkuar nga INTERPOL-i
Foto: Zëri / Ilustrim

40 ditë paraburgim për personin e kërkuar nga INTERPOL-i

Kronika May 05, 2024 - 18:40

Gjykata Themelore në Ferizaj e ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në këtë qytet për caktimin e masës 40 ditë paraburgim ndaj të pandehurit B.K., i kërkuar nga Maqedonia e Veriut, në bazë të urdhër arrestit ndërkombëtar për shkak të veprave penale përgatitja e veprave terroriste dhe grabitje.

Ndaj tij është lëshuar urdhër-arrest ndërkombëtar nga INTERPOL-i, me kërkesa të datave 2 prill 2005 dhe 9 maj 2008 të shtetit të Maqedonisë së Veriut.

I pandehuri B.K., dyshohet se veprat penale i ka kryer në shtetin e Maqedonisë së Veriut dhe i njëjti më 3 maj 2024 është ndaluar dhe arrestuar nga njësiti i NJRSH-së dhe njësiti i antidrogës në Ferizaj.

Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtyn ekzekutimin e tij. /Zëri