Voziti me telefon në dorë, mitrovicasit i merret patenta e shoferit për tre muaj
Foto: Ilustrim

Voziti me telefon në dorë, mitrovicasit i merret patenta e shoferit për tre muaj

Kronika May 06, 2024 - 12:13

Pavarësisht ndryshimeve në Ligjin e komunikacionit, pra në gjoba, qytetarët vazhdojnë të bëjnë shkelje.

Policia e Kosovës ka njoftuar se për shkak që një person në Mitrovicë ka përdorur telefonin gjatë vozitjes, është dënuar me 200 euro gjobë dhe i është marrë patenta e shoferit për tre muaj, shkruan Zeri.info.

Policia e Kosovës bën të ditur se gjatë verifikimit ka rezultuar se i njëjti dy javë më parë ishte ndëshkuar për kundërvajtje për përdorim të telefonit gjatë drejtimit të mjetit.

“Në bazë të Ligjit 08/L-186, Nenit 231, paragrafit 92, kundërvajtësit - shoferit që ka vepruar në kundërshtim me dispozitat, duke folur në telefon, për herë të dytë i është shqiptuar gjobë prej dyqind (200) eurove, dy (2) pikë negative, masa mbrojtëse marrje e patentës së shoferit për tre (3) muaj”, thuhet në njoftim. /Zëri