Dy persona lëndohen në një aksident në Drenas

Dy persona lëndohen në një aksident në Drenas

Kronika May 06, 2024 - 17:57

Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes dy veturave.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Çikatovë e vjetër rrugës për në fshatin Baincë.

Rasti u konfirmua edhe nga policia.

“Dy vozitësit e veturave kanë pësuar lëndime. Ata janë dërguar për trajtim në QKMF-në në Drenas”.

U raportua se në këtë aksident njëra nga veturat ishte rrokullisur. /klankosova