Vdes veterani i UÇK-së, Skënder Hoti

Vdes veterani i UÇK-së, Skënder Hoti

Kronika May 07, 2024 - 10:35

Pas një sëmundjeje të rëndë, ka vdekur veterani i UÇK-së dhe infermieri, Skënder Hoti.

Hoti ka qenë luftëtar i UÇK-së në Zonën e Rahovecit, derisa për disa vite ka shërbyer si infermier në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Ratkoc.

Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi.

“U shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së ngushtë të Skënderit, vëllezërve të tij, farefisit, miqve, kolegëve nga QKMF-ja në Rahovec dhe të gjithë bashkëluftëtarëve”, shkroi Latifi.