Konfiskohen rreth 4 mijë copë me detergjent të falsifikuar

Konfiskohen rreth 4 mijë copë me detergjent të falsifikuar

Kronika May 21, 2024 - 13:26

Dogana e Kosovës ka njoftuar se sot ka konfiskuar rreth katër mijë copë detergjent “Ariel”, i cili është i falsifikuar dhe kishte destinim tregun kosovar.

“Dogana e Kosovës është e përkushtuar maksimalisht në luftimin e falsifikimit dhe piraterisë dhe si rezultat i zbatimit efektiv të të drejtave të pronësisë intelektuale, Dogana e Kosovës pas pranimit të konfirmimit nga bartësit e të drejtave ka konfiskuar mallin e falsifikuar, preparate për larje dhe pastrim të në sasi rreth 4000 copë. Sipas dispozitave ligjore në fuqi, mallrat e falsifikuar nuk lejohet të dalin në qarkullim të lirë”, thuhet në njoftimin e Doganës. /Zëri