Avioni bën ulje emergjente në aeroportin “Nënë Tereza”, pasagjeri pret damarët

Avioni bën ulje emergjente në aeroportin “Nënë Tereza”, pasagjeri pret damarët

Kronika May 22, 2024 - 15:44

Mesditën e sotme në aeroportin “Nënë Tereza”, avioni i linjës “Lion-Stamboll” ka bërë ulje emergjente, për shkak se një pasagjer ka prerë damarët.

Policia sqaron se shtetasi afgan M. N., 40 vjeç, ka dëmtuar damarët e dorës me bris, gjatë fluturimit me avion.

40-vjeçari është transportuar në spital, ku po merr ndihmë mjekësore dhe aktualisht është në gjendje kritike për jetën./TCH