Njëri nga të plagosurit në Pejë është pjesëtar i FSK-së
Foto: Laura Hasani

Njëri nga të plagosurit në Pejë është pjesëtar i FSK-së

Kronika May 23, 2024 - 14:31

Një nga të plagosurit nga të shtënat me armë gjatë natës së mbrëmshme në Pejë është pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Bëhet fjalë për J.B., i cili së bashku me dy familjarë të tij mbetën të plagosur të mërkurën në Pejë.

Këtë e kanë konfirmuar edhe nga FSK-ja për Reporteri.net, se i plagosuri J.B. është pjesëtar i saj.

“E konfirmojmë se personi në fjalë është pjesëtar i FSK-së”, thuhet në përgjigjen e FSK-së.

Për rastin tashmë është arrestuar i dyshuari kryesor, 21-vjeçari Agron Gashi, i cili po dyshohet për veprën penale “Vrasje në tentativë”.