Arrestohen dy persona për mashtrim, përfituan mbi 90 mijë euro

Arrestohen dy persona për mashtrim, përfituan mbi 90 mijë euro

Kronika May 23, 2024 - 19:06

Policia ka bërë të ditur se Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, respektivisht Sektori për Hetime Financiare sot ka zbatuar urdhrin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, ku janë bastisur dy lokacione një në Prishtinë dhe një në Gjakovë.

Policia ka bërë të ditur se nga tre të dyshuar, ka arrestuar dy prej tyre, pasi kishin mashtruar një person për shitjen e një banese nga i cili kishin përfituar mbi 90 mijë euro, transmeton Zeri.info.

“Në këtë rast dyshohet, se personat e dyshuar D.D., m/k (viti I lindjes 1977), F.Z., f/k (viti I lindjes 1981), SH.H., m/k ( viti I lindjes 1979), dhe H.H., m/k (viti I lindjes 1965), në bashkëkryerje përmes falsifikimit të dokumenteve, krijimit të kontratave të falsifikuara, mashtrimit dhe prezantimeve të rreme si persona zyrtar kanë mashtruar viktimën të cilës në emër të shitjes së një banese në Prishtinë, i kanë marr shumën e parave në vlerën mbi 90,0000.00 euro.

Personat e dyshuar D.D dhe F.Z me urdhër të prokurorit janë intervistuar dhe dërguar në mbajtje për 48 orë, kurse personat SH.H dhe H.H jane vendosur në kërkim policor pasiqë për të njëjtit nuk është arritur të sigurohet prezenca për intervistim”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri