Droni i policisë zbulon kundërvajtësit në trafik, gjobë ndaj dy shoferëve

Droni i policisë zbulon kundërvajtësit në trafik, gjobë ndaj dy shoferëve

Kronika May 23, 2024 - 21:32

Sot në dy raste të ndara, në rrugën magjistrale Ferizaj-Viti, skatësisht në fshatin Gërlicë të Ferizajt, Policia ka ndaluar dy shoferë, njëri shtetas i Kosovës dhe tjetri shtetas i huaj, të cilët me veturat e tyre kanë bërë tejkalim në vijë të plotë, duke rrezikuar veten dhe pjesëmarrësit tjerë në komunikacion.

Këto kundërvatje janë identifikuar përmes dronit të policisë, transmeton Zeri.info.

”Ndaj tyre policia u shqiptoi nga një gjobë për kundërvajtje sipas ligjit të komunikacionit rrugor me dënim 200 euro, 2 pikë negative (vetëm për shtetasin kosovar) dhe heqje të patentë shoferit për 3 muaj”

”Me këtë rast Policia Rajonale në Ferizaj apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shenjat dhe rregullat e komunikacionit dhe mos të bëjnë tejkalime në vijë të plotë”

”Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë”, njofton Policia./Zëri

Image