Vdes një foshnjë në Istog, Policia po heton rastin

Vdes një foshnjë në Istog, Policia po heton rastin

Kronika May 24, 2024 - 08:20

Një foshnjë ka vdekur të enjten në fshatin Rakosh të Istogut.

Sipas Policisë, foshnja rreth një muaj e gjysmë është sjellë në QKMF pa shenja jete, ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion, transmeton Zeri.info.

“Në QKMF është sjellë pa shenja jete një foshnjë rreth një muaj e gjysmë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri