Rrëmbehet një mashkull në Prishtinë

Rrëmbehet një mashkull në Prishtinë

Kronika May 24, 2024 - 08:41

Një rrëmbim ka ndodhur të enjten pas mesnate në Prishtinë.

Viktima mashkull kosovar ka njoftuar se është futur me forcë në një veturë nga dy persona të panjohur, sipas tij njëri prej të dyshuarve ka pasur në dorë një thikë.

“Viktima ka pranuar trajtim mjekësor për shkak se shihej se kishte lëndime. Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti në hetime”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri