Mbi 1300 gjoba gjatë një jave për kundërvajtësit që shkelën ligjin

Mbi 1300 gjoba gjatë një jave për kundërvajtësit që shkelën ligjin

Kronika May 24, 2024 - 11:47

Gjatë një javë Policia e Kosovës në regjionin e Gjilanit, që përfshin shtatë komuna, ka shqiptuar 1384 gjoba për kundërvajtësit në trafikun rrugor.

Policia e Kosovës në një njoftim tregon se gjatë këtij aktiviteti janë konfiskuar 10 patenta shoferi, janë tërhequr 14 motoçikleta nga komunikacioni, po ashtu është hetuar rasti i 18 aksidenteve në trafik me të lënduar dhe dëme materiale, transmeton Zeri.info.

“Me qëllim parandalimin e aksidenteve në trafikut rrugor, Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan apelon te të gjithë ngasësit të respektojnë dispozitat ligjore në trafik, të përshtatin ngasjen dhe shpejtësinë me kushtet e rrugës dhe rregullat në trafik”, thuhet në njoftim. /Zëri