Policia kërkon ndihmë për gjetjen e këtyre dy personave

Policia kërkon ndihmë për gjetjen e këtyre dy personave

Kronika June 11, 2024 - 15:33

Njësiti i Hetimeve të stacionit policor “Qendra” në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personave që shihen në fotografi.

Personat e dyshuar kërkohen për përfshirje në një rast “Përdorim i armës ose mjetit të rrezikshëm”, që ka ndodhur në qershor të vitit 2023.

“Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personave ose vendndodhjes së tyre, kontaktoni Policinë në numrin e telefonit: 192”, thotë Policia.

Image