Gjuajtën me armë zjarri, tre të arrestuar në Prishtinë
Foto: Zëri / Ilustrim

Gjuajtën me armë zjarri, tre të arrestuar në Prishtinë

Kronika June 18, 2024 - 09:54

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar tre persona në Prishtinë, pasi kanë shtënë me armë zjarri.

“Pas pranimit të informatës për të shtëna me armë zjarri, Policia ka ndërmarrë veprime të menjëhershme policore, ka identifikuar dhe ka arritur ta ndalojë veturën, në të cilën ndodheshin tre të dyshuar meshkuj kosovarë”, ka njoftuar Policia.

Gjatë kontrollit të veturës janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me tetë fishekë dhe një gëzhojë. Po ashtu në vendin e ngjarjes janë gjetur edhe dy gëzhoja.

Personat e dyshuar janë arrestuar dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje.