Delvinë, gjendet pa shenja jete në banesë një 75-vjeçar

Delvinë, gjendet pa shenja jete në banesë një 75-vjeçar

Kronika June 25, 2024 - 00:31

Shtetasi Ramo Imeri, 75 vjeç, është gjetur i vdekur këtë të hënë në qytetin e Delvinës.

Në katin e dytë të një pallati në qendër të qytetit të Delvinës, sipas banorëve të këtij pallati, një person ishte bllokuar brenda në banesë.

Pas marrjes së informacionit u nis në vendngjarje grupi i shërbimit së bashku me automjetin e shpëtimit. Pas prerjes së zagares së hekurit të dritares, u realizua hapja e portës së blinduar, dhe u konstatua se pronari i shtëpisë, Ramo Imeri, 75 vjeç, kish ndërruar jetë.

Policia dhe mjekësia ligjore po kryen veprimet e mëtejshme për të zbardhur shkakun dhe përcaktuar edhe kohën se kur 75 -vjeçari ka ndërruar jetë.