Një 12-vjeçar shembull në Skënderaj, gjen kuletën me 2500 euro dhe e dorëzon në Polici
Policia e Kosovës ka publikuar një rast, i cili është për t’u marrë shembull, ku një 12-vjeçar në Skënderaj ka bërë të mundur që portofoli me para dhe dokumente personale t’i kthehet pronarit.
Dymbëdhjetëvjeçari me iniciale B.A., nga Skënderaj, dje në orët e mbrëmjes kishte gjetur një portofol, të cilin menjëherë e kishte dorëzuar në Stacionin Policor në Skënderaj.
“Policia ka verifikuar dokumentacionin në portofol dhe ka konstatuar se përpos dokumentacioneve të rëndësishme, në portofol gjendej një shumë e parave prej 2500 eurove. Policia ka identifikuar dhe verifikuar personin, të cilit i përkiste portofoli dhe i kishte kthyer atij portofolin me paratë dhe dokumentacionin”.
“Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicën e Jugut falënderon qytetarët për besimin dhe veprimet e ndërgjegjshme”, njoftoi Policia. /Zëri