Në Pejë, vjehërritë e raportojnë nusen për dhunë ndaj fëmijëve të saj
Foto: Ilustrim

Në Pejë, vjehërritë e raportojnë nusen për dhunë ndaj fëmijëve të saj

Kronika August 14, 2024 - 09:59

Vjehrra dhe vjehrri nga Peja kanë raportuar nusen e tyre në Polici për dhunë ndaj fëmijëve të saj.

Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur të martën në Pejë, raporton Zeri.info.

“Pejë, 13.08.2024, NN. Dy ankuesit, një femër kosovare dhe një mashkull kosovar, kanë njoftuar se e dyshuara femër kosovare - nusja e djalit, ushtron dhunë fizike ndaj fëmijëve të saj, 3 dhe 4-vjeçar. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori", thuhet nga Policia. /Zëri