![Të shtëna armësh në Prishtinë, Policia jep detaje](/uploads/zeri.info/images/2024/November/27/auto_auto_auto_auto_auto_Policia16438833421652424601165709498916664239851732707524.jpg)
Të shtëna armësh në Prishtinë, Policia jep detaje
Kronika
December 06, 2024 - 09:47
Të enjten pasmesnate Policia është njoftuar se në Prishtinë ka pasur të shtëna me armë zjarri.
Ngjarja sipas Policisë ka ndodhur në rrugën “27 Nëntori” dhe personi i dyshuar ka ikur nga vendi i ngjarjes pas të shtënave, transmeton Zeri.info.
“Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar tri gëzhoja të armës dhe rasti është duke u hetuar nga njësitë kompetente policore”, ka bërë të ditur Policia në raportin 24-orësh. /Zëri