Kaplohet nga zjarri ish-kinemaja në qendër të Prishtinës
Kronika
February 07, 2025 - 16:00
Është përfshirë nga zjarri objekti i ish-kinemasë në qendër të Prishtinës.
Aktualisht policia dhe zjarrfikësit janë në vendin e ngjarjes, ndërsa një tym i madh shihet duke dal nga objekti i ish-kinemasë “Genci” që gjendet “Te Qafa” në Prishtinë.
Rastin për Zërin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Prishtinës për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti.
"Sot rreth orës 15:30, kemi pranuar informatën për një zjarr në një objekt në rrugën ‘Migjeni’ në Prishtinë.Në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit dhe policia të cilët janë duke u marrë me rasti", ka thënë Ahmeti. /Zëri

