Arrestohet një 20-vjeçar në Ferizaj, i gjendet një armë në veturë

Arrestohet një 20-vjeçar në Ferizaj, i gjendet një armë në veturë

Kronika March 06, 2025 - 08:21

Policia e Kosovës ka njoftuar se më datë 05.03.2025, rreth orës 23:25 ka ndaluar një veturë në fshatin Balaj, ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri me katër fishekë.

Vetura drejtohej nga një 20-vjeçar me inicialet E.K., i cili më pas është shoqëruar për në Polici, raporton Zeri.info.

Bëhet e ditur se arma është konfiskuar dhe se rasti është marrë në trajtim nga njësiti i hetimeve dhe në konsultim me prokurorin e Shtetit, është iniciuar procedura për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. /Zëri

Image