
Dalin pamjet e “diskotekës” në Koçan ku vdiqën 51 persona, brenda saj gjithçka shkrumb e hi
Kronika
March 16, 2025 - 11:07
Është publikuar fotografia e “diskotekës” që u dogj në Koçan të Maqedonisë së Veriut, ku vdiqën 51 persona.
Alsat ka publikuar një fotografi ku shihet se ajo është bërë shkrumb e hi.
Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari tha se 118 persona janë shtruar në spitalet e Koçanit, Shtipi dhe Shkupit. Të gjitha kapacitetet janë vënë në funksion.
Të gjithë pacientët janë shtruar në spitale dhe marrin trajtimin e duhur. Taravari nuk deshi të japë detaje lidhur me gjendjen shëndetësore të të lënduarve.