Ndalohet një person në Vermicë, dyshohet për kultivim të narkotikëve
Kronika
April 05, 2025 - 16:47
Një person është ndaluar në Vermicë pasi që i njëjti dyshohet për kultivim të narkotikëve.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, raporton express.
Ai ka deklaruar edhe se i dyshuari është ndaluar për 48 orë, dhe se për të prokuroria është duke përgatitur kërkesën për masën e paraburgimit.
‘‘Është ndaluar një person në Vermicë i cili dyshohet për kultivim të narkotikëve në plantacionin e madh që është kapur para disa muajsh ku kanë qenë mbi afër 3 mijë kilogram drogë. Dhe për këtë çështje prokurori i shtetit e ka ndaluar për 48 orë personin e dyshuar dhe aktualisht është duke e përpiluar kërkesën për masën e paraburgimit”, ka thënë a