Sulmohet seksualisht një grua në Gjilan, arrestohet i dyshuari
Foto: Zëri / Ilustrim

Sulmohet seksualisht një grua në Gjilan, arrestohet i dyshuari

Kronika April 09, 2025 - 08:52

Një grua është sulmuar seksualisht në qytetin e Gjilanit.

Sipas raportit ditor të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur më 08 prill 2025, ndërsa autori i dyshuar, një mashkull kosovar, është arrestuar më 09 prill 2025 nën dyshimin se ka kryer aktin e sulmit seksual.

Policia bën të ditur se i dyshuari është intervistuar nga autoritetet dhe pas përfundimit të procedurave të intervistimit, me vendim të prokurorit ai është dërguar në mbajtje për hetime të mëtejshme. /Zëri