Gjatë aksionit në Prizren sekuestrohen substanca narkotike, arrestohen tre të dyshuar
Kronika
April 23, 2025 - 13:50
Policia e Kosovës (PK) - Njësiti i Antidrogës në Gjakovë, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prizren po zhvillojnë një aksion në Prizren, në të cilin deri tani janë arrestuar tre të dyshuar.
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi” se aksioni është duke vazhduar.
“Mund të konfirmoj se deri më tani kemi të arrestuar tre persona, aksioni po vazhdon”, tha Kryeziu.
Në këtë aksion është gjetur një sasi e konsiderueshme e drogës.

