
Theret me thikë një person në Prizren, e dyshuara është në kërkim
Kronika
July 07, 2025 - 09:18
Një person ka pësuar lëndime të rënda trupore, i cili pas një mosmarrëveshje është goditur me thikë nga një grua.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 23:30, në Prizren.
Tutje bëhet e ditur se viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa e dyshuara është në kërkim.
“Një mashkull kosovar ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi pas një mosmarrëveshje është goditur me thikë nga e dyshuara femër kosovare. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa e dyshuara është në kërkim”, thuhet në raport.