
Vdes një foshnjë gjatë procesit të lindjes në Gjakovë, rasti po hetohet
Kronika
July 07, 2025 - 09:22
Ka ndërruar jetë një foshnje gjatë procesit të lindjes.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 12:30, në Gjakovë.
Tutje bëhet e ditur se lidhur me rastin është njoftuar prokurori.
“Është raportuar se gjatë procesit të lindjes një foshnje ka ndërruar jetë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raport.
Ndërkaq, siç thuhet në raport rasti po hetohet nga ekipet relevante.