Gjendet një armë në banjën e aeroportit “Adem Jashari”
Foto: Laura Hasani

Gjendet një armë në banjën e aeroportit “Adem Jashari”

Kronika July 09, 2025 - 10:04

Një armë është gjetur në njërën nga banjat e aeroportit ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Arma është gjetur nga një grua, e cila ishte duke pastruar, transmeton Zeri.info.

“Dëshmitarja femër kosovare ka raportuar se në një banjë gjatë pastrimit ka hasur në një pistoletë. Njësitet policore kanë konfiskuar pistoletën, ndërsa lidhur me rastin është informuar edhe prokurori. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri