Arrijnë në Gjykatë pesë policët, të akuzuar në rastin 27-vjeçarit në Lipjan

Arrijnë në Gjykatë pesë policët, të akuzuar në rastin 27-vjeçarit në Lipjan

Kronika July 09, 2025 - 10:17

Kanë arritur në Gjykatë pesë policët e arrestuar, të cilët janë të përfshirë në rastin e 27-vjeçarit Agon Zejnullahu në Lipjan.

Seanca dëgjimore po mbahet në Degën e Gjykatës në Lipjan, aty ku janë mbledhur një numër i madh mediash.

Policia ka bllokuar rrugën “Hamzë Jashari” për qarkullimin e veturave.

Nga ora 10:30 është paralajmëruar fillimi i seancës dëgjimore për pesë policët, që dyshohen për “Vrasje nga pakujdesia”.

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se masa e sigurisë, e kërkuar për pesë zyrtarët policorë, është paraburgim prej 30 ditësh. /EO

Image

Image