Arrestohet një burrë në Pejë, nga pakujdesia dogji 10 hektarë grurë

Arrestohet një burrë në Pejë, nga pakujdesia dogji 10 hektarë grurë

Kronika July 09, 2025 - 11:19

Një burrë është arrestuar për zjarrvënie në Pejë.

Ai dyshohet se nga pakujdesia ka kryer veprën e lartcekur, ku janë djegur 10 hektarë grurë, transmeton Zeri.info.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë zjarrfikësit dhe njësitet policore, të cilët kanë penguar e ndaluar përhapjen e mëtutjeshme të zjarrit. Në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri