
Përfundoi seanca dëgjimore ndaj pesë policëve në lidhje me vdekjen e 27-vjeçarit në Lipjan
Kronika
July 09, 2025 - 13:52
Përfundoi seanca dëgjimore në Lipjan ndaj pesë policëve të arrestuar, të cilët janë të përfshirë në rastin e vdekjes së 27-vjeçarit Agon Zejnullahu në këtë qytet.
Mediat janë në pritje të informacioneve për ecurinë e kësaj seance dëgjimore.
Policët e dyshuar janë: Ibrahim Nela, rreshter në Stacionin Policor në Lipjan, Artidon Konxheli, zyrtar në Stacionin Policor në Lipjan, Liridon Rrahmani, zyrtar në Stacionin Policor në Lipjan, Albian Ratkoceri, zyrtar në Stacionin Policor në Lipjan dhe Endrit Beqiri, zyrtar në Stacionin Policor në Ferizaj.
Më parë prokurori ka kërkuar për pesë zyrtarët policorë paraburgim prej 30 ditësh. /EO