Arrestohen dy personat që dyshohet se dogjën një lokal në Prishtinë në shkurt të këtij viti

Arrestohen dy personat që dyshohet se dogjën një lokal në Prishtinë në shkurt të këtij viti

Kronika July 09, 2025 - 13:58

Policia e Kosovës sot në Shipol të Mitrovicës së Jugut ka arrestuar dy të dyshuar për veprën penale “Zjarrvënie”.

Rasti ka ndodhur më datë 14.02.2025, në rrugën "Epiri" në Prishtinë, saktësisht në një lokal, ku janë shkaktuar dëme të konsiderueshme nga zjarri, transmeton Zeri.info.

“Ndërmarrja e veprimeve hetimore dhe operative të kryera nga hetuesit policorë të NJHP-së, kanë rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarve;

• F. S., 36 vjeç, mashkull, shtetas i republikës së Kosovës, si dhe

• M. M., 28 vjeç, mashkull, shtetas i republikës së Kosovës, për të cilët dyshohet me bazë të jenë përfshirë në rastin në fjalë”.

“Personat e arrestuar me vendim mbi ndalimin, të nxjerrë nga ana e prokurorit të Shtetit janë dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë, ndërkohë që hetuesit po vazhdojnë veprimet e mëtejme të procesit hetimor”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri