
Theret me mjet të mprehtë një person në Prishtinë
Kronika
July 09, 2025 - 15:24
Një rasti i therjes ka ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen “Ulpiana” në Prishtinë.
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti tha se kjo po cilësohet si “Lëndim i rëndë trupor”.
“Sot rreth orës 9:00 kemi marrë informatën për një lëndim trupor të ndodhur në lagjen ‘Ulpiana’ në Prishtinë. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë dyshohet të jetë lënduar një person, i cili është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që Policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti.