Theret me thikë një person në Prishtinë

Theret me thikë një person në Prishtinë

Kronika July 09, 2025 - 18:02

Një person është therur me thikë sot në lagjen Ulpiana të Prishtinës.

Rastin për Tëvë1 e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:00 të mëngjesit.

“Sot rreth orës 09:00, kemi marrë informatën për një lëndim trupor të ndodhur në lagjen Ulpiana në Prishtinë. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë dyshohet të jetë lënduar një person i cili është dërguar për trajtim mjekësor”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Sipas Ahmetit, hetuesit policorë kanë nisur menjëherë punën për sqarimin e rrethanave të rastit, i cili aktualisht është cilësuar si “lëndim i rëndë trupor”.