
Prindërit nga Fushë-Kosova raportojnë të zhdukura dy vajzat e tyre të mitura
Dy prindër kanë raportuar në Polici se dy vajza e tyre të mitura kanë dalë nga shtëpia duke hipur në një veturë me targa vendore dhe duke u larguar kështu në drejtim të panjohur.
Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur më datën 04.07.2025, rreth orës 19:56, në rrugën “ Nëna Terezë” në Fushë-Kosovë, raporton Zeri.info.
“Rr. ‘Nëna Terezë’, Fushë-Kosovë, 04.07.2025-19:56. Më datë 09.07.2025 dy ankues -prindër, kanë raportuar se me datën e cekur vajzat e tyre të mitura kanë dalë nga banesat e tyre dhe së bashku dyshohet se kanë hipur në një veturë me targa vendore dhe janë larguar në drejtim të panjohur, deri tani nuk dihet vendndodhja e tyre. Lidhur me rastin, është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në njoftimin e PK-së. /Zëri